E shtunë e përgjakshme në vend, vriten dy gra

14/09/2013 00:00

Një tjeter grua dyshohet se është vrare me mjete të forta në qytetin bregdetar të Durresit. .

Shtetasja Fatmira Dedej, rreth 60 vjeç, u gjet e vdekur në garazhin e pallatit ku ajo jetonte nga fqinjë të saj.

Nga kqyrja e kufomës është konstatuar se viktima ka plagë në pjesën e pasme të kokës, të shkaktuara nga goditja me mjete të forta.

Ajo është nena e 36-vjeçarit Ervis Dedej, që u vra mbrëmjen e 5 qershorit të vitit të kaluar në një pritë në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Dedej ishte person i shpallur në kerkim nga Interpoli për llogari të drejtësisë belge, ku akuzohej për trafik narkotikësh.

Për vrasjen e tij u ngriten dy pista, ajo e larjes së hesapeve për shkak të aktivitetit kriminal, si dhe një dyshim që e lidhte 36-vjeçarin me vrasjen e një 44-vjeçari kosovar, po te Shkëmbi i Kavajës disa ditë përpara ekzekutimit të tij.

Ende sot, vrasja e tij ka mbetur e pazbardhur dhe pa autorë.

Ndërkaq, pista kryesore që po ndjek grupi hetimor për nënën e Ervis Dedes është ajo e hakmarrjes së pambyllur ndaj llogarive të të birit, ndërsa nuk përjashtohen as pista të tjera hetimi.

Burri vret gruan për xhelozi

Krimi në familje ka shënuar viktimën e radhës në Krujë. Një burrë ka
vrarë me armë zjarri bashkëshorten në kasollen ë bagëtive. Ngjarja ka
ndodhur mëngjesin e sotëm në familjen Menga në fshatin Derven. Sipas
burimeve policore mësohet se Gjin Menga, 52 vjeç, ka vrarë gruan e tij,
Liljana Menga, 45 vjeç, pas një konflikti të momentit.

Të dhënat e para thonë që fillimisht Gjon Menga e ka qëlluar bashkëshorten me çifte në kokë e më pas me kallashnikov duke shkaktuar vdekjen e saj të menjëhershme. Pasi ka kryer krimin 52-vjeçari Menga, është vetëdorëzuar në polici dhe ka rrëfyer për krimin e kryer mbi nënën e katër fëmijëve të tij.

Nga hetimet paraprake dyshohet se krimi të ketë ndodhur për motive xhelozie. Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes së rëndë.

Top Channel