Shkodër, plagosi vëllezërit, arrestohet autori

12/09/2013 00:00

Personi i cili  plagosi dy vëllezërit e tij  me thikë një ditë më parë pas sherrit për pronën është arrestuar pasditen e së enjtes nga Policia e Shkodrës.

Sipas policisë mësohet se arrestimi i shtetasit Mario Zefi, 37  vjeç është arritur pas disa aksioneve të policisë në afërsi të banesës së tij, ndërkohë që është sekuestruar dhe arma e krimit.

Ndaj shtetasit Mario Zefi është ngritur akuza e vrasjes së mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Një ditë më parë i arrestuari goditi me thikë dy vëllezërit në qendër të qytetit  pas një sherri në lidhje me pronësinë e tokës në fshatin ku banonin.

Top Channel