Polica greke ka gjetur një ton kanabis në një plazh në afërsi të Patrës.
Sipas autoriteteve greke,sasia e drogës u nxorr nga deti mëngjesin e të
enjtes.

Mendohet se lenda narkotike ka qendruar ne uje per disa ore. Kanabisi ishte paketuar ne 50 çanta dhe peshonte afersisht 1 ton. Autoritetet greke kane bindjen se droga eshte derguar nga Shqiperia dhe deri ne afersi te Patras ka qene ne bordin e ndonje anijeje ose motoskafi.

Ne afersi te plazhit,u gjet dhe nje autoveture,e cila dyshohet se do te transportonte lenden narkotike ne drejtim te Athines. Sipas policise greke, trafikantet shqiptare kane filluar te perdorin rrugen detare per dergimin e lendeve narkotike drejt shtetit helen per shkak te kontrolleve te shpeshta te policise kufitare greke ne akset rrugore qe lidhin Shqiperine me Greqine.

Dyshohet se edhe kjo sasi eshte pjese e trafikut te se ashtuquajtures  “banda e Sarandes”,nje organizate kriminale qe trafikon lenden narkotike nga zona kufitare e Sarandes drejt Greqise. Madje,autoritet greke,i thane top media, se zona kufitare, ne malet midis Sarandes dhe Gjirokaster,eshte kthyer ne piken me te madhe te prodhimit te narkotikeve,ndoshta ne kete zone prodhohen sasi edhe me te medha se ne Lazarat.

Pikerisht ne kete zone mundesohet kultivimi i lehte per shkak te kushteve te mira te ambientit dhe ujit te bollshem,ndersa trafikimi pa kosto transporti drejte pjeses greke te kufirit e ben ate edhe me konkuruese ne tregun grek te narkotikeve. Kjo organizate,preferon zonen malore midis Gjirokastres dhe Sarandes,edhe per shkak te zbrazetise se fshatrave te kesaj zone, per shkak te emigracionit,ndersa kontrollet e autoriteteve shqiptare kryesisht jane fokusuar ne zonen per rreth Lazaratit dhe lumit te Vlores.

Top Channel