Fëmijët e emigrantëve, rritet numri në shkolla

12/09/2013 00:00

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor në Berat vihet re një rritje e numrit të fëmijëve të emigrantë të cilët do të vazhdojnë shkollën në këtë qytet pas rikthimit të familjeve në atdhe për shkak të krizës ekonomike që po përjetojnë shtetet fqinje.

Shefja e Zyrës së Kurikulave pranë Drejtorise Arsimore në Berat, Liljana Bica bën me dije se deri tani numri i fëmijëve të kthyer nga emigracioni për të vazhduar proçesin mësimor në shkollat e Beratit nga klasa e parë deri në maturë, ka arritur në 60.

Për këtë kategori fëmijësh Bica shprehet se po merren të gjitha masat për të pasur një kujdes të veçantë me qëllim integrimin e tyre në shkollë.

Në lidhje me gjendjen e godinave të shkollave dhe proçesin e shpërndarjes së librave, Bica shprehet se po punohet që gjithçka të jetë gati për ditën e parë të shkollës.

Top Channel