Berat, përplasen dy mjete
12/09/2013 00:00
Një aksident me pasojë plagosjen e një 51-vjeçari ka ndodhur në Berat.
Një automjet që drejtohej nga Laver Micaj, 55 vjeç është përplasur me një motor që drejtohej nga një 51-vjecar i cili ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ndodhi pranë bulevardit të qytetit në lagjen Mangalem. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, ndërsa 51-vjeçari i plagsour ka marrë plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit.
Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Beratit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime nga ky spital sqarojnë se gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë e rëndë.
Top Channel