Vrasja në Fushë-Krujë, arrestohen tre persona

11/09/2013 00:00

Tre persona, një prej të cilëve i dënuar më parë për vrasje janë
arrestuar për vrasjen e 29-vjeçarit Festim Lamaj, krim ky që ndodhi
natën e 8 shtatorit në një lokal të fshatit Radë në rrethin e Durrësit.

Seksioni kunder Krimeve te Renda deklarohet zyrtarisht se ka mundur te dokumentoje ngjarjen dhe mbi bazen e provave te siguruara te arrestoje ne flagrance, ne oren 22.00 te se martes, si bashkautore te dyshuar ne vrasje shtetasit Alfred Gjoka, 31 vjeç, Baki Huqi, 46 vjeç i denuar me pare per vrasje dhe Erian Muharremi 33 vjeç, te tre banore te Manzes.

Te arrestuarit dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin per motive krejtesisht banale kane vrare me arme zjarri shtetasin Festim Lamaj nga Hamallaj. Ndaj te arrestuarve jane ngritur akuzat e vrasjes me paramendim ne bashkepunim dhe mbajtjen paleje te armeve dhe municioneve luftarake.

Top Channel