Tiranë, automjeti shpërthen tek “Myslym Shyrri”

10/09/2013 00:00

Një defekt në paketën elektronike të një automjeti tip “Golf 3” ka sjellë djegien e këtij mjeti si dhe dëmtimin e një automjeti tjetër që ndodhej fare pranë vatrës së zjarrit.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë dhe fatmirësisht nuk pati të dëmtuar.

Duke qenë se tre ditë me parë nga shpërthimi i telekomanduar i një mjeti në rrugën kryesore të Laprakes, në Tiranë mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i saj, në vendngjarje edhe për këtë shpërthim kanë mbërritur forca të shumta policore për shkak të dyshimit fillestar se mund të bëhej fjalë për ndonjë shpërthim me eksploziv.

Por, të dhënat nga vendngjarja e rrëzuan menjëherë këtë dyshim.

Edhe gjatë natës, në Vorë u raportua një automjet i djegur, një “Audi” në pronësi të shtetasit Edmond Muçaj.

Policia po heton për djegie të këtij mjeti nga persona të paidentifikuar.

Top Channel