Meta, kryetar edhe me votat e PD-së

10/09/2013 00:00

Opozita e re në Parlamentin shqiptar humbet 8 vota në testin e parë
politik në sallën e Kuvendit, në votimin e propozimit të koalicionit të
majtë për zgjedhjen e Ilir Metes si kryeparlamentar.

Në votimin e fshehtë me kuti për emrin e Metës, që zëvendëson në këtë post Jozefina Topallin, rezultoi se ai mori mbështetje më të gjerë sesa vetë 83 votat e mazhorancës.

Republikanët dhe deputetët e PDIU-së mohuan të kenë votuar për Metën, ndërsa rrjedhja e votave nga e djathta për kreun e ri të grupit demokrat Paloka nuk përben problem, pasi siç deklaroi ai me pas, opozita në Kuvend nuk do të jetë numrash, por cilësie.

“Nuk i numërova votat, nuk më interesonin sot. Kush e përcaktoi që votat kundër janë tonat? Opozita jonë nuk është problem numrash. Ne do të tregojmë cilësi në opozitë”, tha Paloka

Duke mbajtur ne konsiderate se eshte votuar me shume sesa vete mazhoranca, Ilir Meta ne fjalimin e pare te mbajtur ne krye te legjislativit tha se beson pikekerisht kete, në bashkepunimin konstruktiv.

“Jam i bindur se ekziston dëshira dhe vullneti i përbashkët i maxhorancës dhe opozitës së këtij Kuvendi që ne të vendosim një standard të ri të sjelljes politike në komunikimin politike, ku debatohet për idetë, për politikat dhe për ligjet dhe jo për personin. Punë të mbarë të gjithëve së bashku për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve!” u shpreh meta.

Votimi i Metes ishte kulmimi i nje seance qe nisi me leximin e raportit te Komisionit te Mandateve, ku i zgjedhuri demokrat ne Lezhe, Vasil Bici u deklarua se heq dore nga mandati, i cili tashme i kalon emrit tjeter ne liste, Mhill Fufi.

Myqerem Tafaj dhe Ridvan Bode gjithashtu i munguan seances ku u be edhe betimi i 137 deputeteve te Kuvendit te Shqiperise.


Deputeti Saimir Tahiri dhe pas tij ish-kryeministri Sali Berisha para votimit


Kreu i komanduar i grupit te PD-se Paloka dhe kryeministri Edi Rama para votimit

Top Channel