Inspektoriati Ndërtimor në Vlorë ka vijuar aksionet për prishjen e
ndërtimeve pa leje dhe hapjen e ambienteve të gjelbra të bllokuara nga
ndërtime dhe lokale.

Aksioni u perqendrua ne zonen e Skeles, ne ‘Lulishten e Shkrimtareve’, ku të hënën u zbatuan tre vendime duke shkaterruar tre lokale ne zonat e lulishteve.

“Më pas do të vazhdohet me fazat e tjera ku do të goditen të gjitha objektet pa leje që janë rreth institucioneve arsimore,” thotë nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Ardian Musta.

Nderkohe pritet te rinise aksioni per ndertimet ne zonen bregdetare. Disa vendime per shkaterrimin e ndertimeve u zbatuan, por sipas drejtuesve te Bashkise se Vlores do kalohet ne nje faze te re.

Pak dite me pare me vendim gjykate u sekuestruan prona, kryesisht pallate me vlere 30 milione euro.

Top Channel