Pas protestes së mjekëve, ndërpriten punimet për shkatërrimin e
lulishtes, për ta shndërruar në parking për automjetet e personelit
mjekësor, brenda territorit të QSUT-së.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, i cili shprehet se kontrata e lidhur per ndërtimin e parkingut dhe i gjithe dokumentacionit do t’i dergohet Kontrollit te Larte te Shtetit per verifikuar nese ka shkelje.

Nderkohe, mjeket ngrene me shqetesim problemin e ndertimi te vendparkimit dhe te trafikut brenda ambienteve te QSUT-së.

“Qendra Spitalore, në pamje të parë i ngjan më tepër një qendër tregtare, se sa një qendre spitalore. Këtu ka një dyndje trafiku të paparë. Lulishtja, që është përballë blloqeve të operacioneve, nuk duhet të prishet për faktin se ndotet ambienti me tymra dhe me gazra. E dyta interferojnë të gjithë zhurmat e makinave me aparaturat e blloqeve të informacionit”, thotë sheti i shërbimit, Nikollaq Kacani.

Burime prane Drejtorise se QSUT-së thone firma qe po kryen punimet per ndertimin e parkingut ka fituar tenderin e kryer nga Ministria e Ekonomisë në netor te vitit 2012 nderkohe qe kontrata eshte lidhur ne mars te 2013.

Drejtoria e QSUT-së ka ngritur nje grup pune per gjetjene e nje zgidhje te perbashket qe mesa duket do te jete e veshtire. Mjeket denoncojne edhe shtimin e lokaleve brenda territorit te QSUT-se.

“Në spital ka më shumë karrige për t’u ulur në klube se sa shtretër për të sëmurë, kjo është një fatkeqësi. I ftojmë zotërinjtë që do të marrin qeverisjen që të kthejnë syta nga Qendra Spitalore se është në mjerim”, thotë Kacani.

Top Channel