Gjirokastër, kapen 40 klandestinë

07/09/2013 00:00

Policia e Gjirokastrës arrestoi mbi 40 klandestinë që dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në tokën shqiptare duke përdorur kufirin me Greqinë.

Klandestinët u arrestuan në tre zona të ndryshme të vendit. Një grup u ndalua në fshatin Glinë, një tjetër në afërsi të fshatit Peshkëpi dhe grupi i tretë në rrugën nacionale.

Sipas policisë të arrestuarit janë shtetas nga Siria, Maroku dhe Sudani dhe mes tyre ka edhe gra e fëmijë.

Muajt e fundit është rritur ndjeshëm numri i klandestinëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut që përdorin tokën shqiptare si tranzit për t’u hedhur në vendet e zhvilluara perëndimore. Të premten, po në Gjirokastër u arrestua një grup prej ndaluar 16 klandestinësh që vinin nga Sudani e Siria.

11 nga 16 klandestinët mes të cilëve 3 gra e dy fëmijë u kapen në fshatin Glinë teksa po tentonin të kalonin kufirin me shtetin grek, ndërsa 5 klandestinët e tjerë u ndaluan në fshatin Jorgucat edhe ata si destinacion kishin Greqinë.

Në momentin kur janë ndaluar nga policia ata kanë qenë të pashoqëruar. Uniformat blu të komisariatit të Gjirokastrës nisën hetimet për të zbuluar dhe kapur personat që merren me trafikimin e emigrantëve.

Top Channel