“Të shkollohen fëmijet e ngujuar”

06/09/2013 00:00

Komisionerja për Diskriminimin Irma Baraku i ka rekomanduar drejtorive
rajonale arsimore të respektojnë të drejten për arsimim për të gjithë
grupet vulnerabël, përfshirë këtu romët, fëmijët e ngujuar si pasojë e
gjakmarrjes dhe ata që kanë braktisur shkollën.

“Për këto kategori nxënësish, pra për fëmijët e ngujuar para disa ditësh, është miratuar udhëzimi i ministrit dhe tashmë për këtë vit shkollor i lind detyrimi dretorive rajonale arsimore, por edhe drejtorëve të institucioneve arsimore, në mënyrë që të hartohen plane individuale të mësimit. Do të ketë plane mësimore individuale për fëmijët që janë të ngujuar. Do të ketë për shembull mësues të lëndëve shoqërore dhe lëndëve natyrore të cilët do të alternohen në vazhdimësi për të dhënë mësim pranë mjediseve arsimore, që do të jetë një qendër sa më pranë fëmijëve të ngujuar dhe këtyre familjeve“, thotë komisionerja Irma Baraku.

Baraku tha se kemi raste ku ne disa shkolla femijeve rome nuk po u jepen librat falas, ashtu siç eshte percaktuar ne ligj.

Top Channel