Shpronësimet për bulevardin

06/09/2013 00:00

Pronarët e shtëpive që do të shemben, për të lejuar zgjatimin e
bulevardit në rrugën “Skënder Kosturi”, pranë Stacionit të Trenit kanë
protestuar lidhur me çmimin 26 mijë lekë për metër katror, për
kompensimin e pronës së tyre.

Ndonëse nuk janë kundër projektit të bulevardit ata thonë se nuk do të lejojnë që shtëpitë e tyre të shemben e të kompensohen me këtë çmim.

“Janë banor i vjetër i Tiranës dhe më është vlerësuar shtëpia 18 milionë lekë. Cfarë mund të bëj unë me këto para? Shteti të bëjë çfarë të dojë, por të më strehojë mua sepse kam tre fëmijë, njërin prej tyre invalid. Shteti duhet të më strehojë dhe të më paguajë. Shtëpinë nuk e lëshoj sepse është e shenjtë dhe do ta mbroj me gjak”, thotë një banor.

“Ky është një çmim qesharak. Nuk mund të tallet shteti kështu me popullin”, thotë një tjetër banor.

Banoret thone se prona e tyre eshte vleresuar trefish me pak se sa jane percaktuar çmimet ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.Nderkohe qe çmimi i tregut eshte disa here edhe me shume.

“Me 15 dhe 20 milionë lekë që janë vlerësuar këto shtëpi në rrugën “Skënder Kosturi”, cfarë mund të blesh?” thotë një tjetër banore.

Familjare, pronare autoktone kane marre avokat per te ndjekur kete çeshtje dhe sipas tyre Qeveria ka shkelur ligjin, pasi ka bere nje vleresim duke i konsideruar banoret si te pastrehe e jo pronare.

“Duhet t’i referohen çmimeve të referencës në zonën e Tiranës, ndërkohë që i kanë marrë trefish më pak sipas Entit Kombëtar të Banesave, sikur këta zotërinj janë të pastrehë dhe jo sikur janë në shtëpitë e tyre. Harta e çmimeve të Entit Kombëtar të Banesave është respektuar, por jo ajo që parashikon ligji”, thotë avokat Arbër Hoxha.

Banoret thone se do te intensifikojne protestat e tyre e nuk do te lejojne te kompensohen me çmim toke 26 mije leke ne nje zone, siç është ajo tek stacioni i trenit ne Tirane.

Top Channel