Gjirokastër, ndalohen 16 klandestinë sirianë

06/09/2013 00:00

Policia Kufitare e Gjirokastrës ka ndaluar 16 klandestinë që vinin nga
Sudani e Siria. Pas dy operacioneve të mireorganizuara u bë i mundur
ndalimi dhe kapja e klandestinëve.

11 nga 16 klandestinet mes te cileve 3 gra e dy femije u kapen ne fshatin Gline teksa po tentonin te kalonin kufirin me shtetin grek ndersa 5 klandestinet e tjere u ndaluan ne fshatin Jorgucat edhe ata si destinacion kishin Greqine.

Ne momentin kur jane ndaluar nga policia ata kane qene te pashoqeruar. Uniformat blu te komisariatit te Gjirokastres po punojne per te zbulimin dhe kapjen e personave qe merren me trafikimin e emigranteve.

Top Channel