Fëmijët shqiptarë në klasa greqisht

06/09/2013 00:00

Këtë vit fëmijët e emigrantëve janë më të paktë në numër krahasimisht me
një vit më parë por edhe ata kanë përzgjedhur të frekuentojnë shkollën
më të madhe në komunën e Dropullit të Poshtëm, atë të Dervicianit.

Sipas Mihal Maluqit, nëndrejtorit i shkollës më të madhe në Dropull me 137 nxënës, ata do të presin këtë vit edhe fëmijë të emigrantëve shqiptarë që kanë njohuri minimale të shqipes dhe nuk mund të regjistrohen në shkolla në gjuhën shqipe. Sipas tij shumë fëmijë nga Lazarati dhe komuna të tjera me popullsi shqiptare e frekuentojnë këtë shkollë pas kthimit nga emigracioni.

“Shkolla jonë është e madhe, është e re dhe është një ndër shkollat më të mira të rrethit”, thotë Maluqi.

Një tjetër shkollë që do të presë të gjithë fluksin e pritshmëm megjithëse në shifra më të ulta se viti i kaluar të fëmijëve të emigrantëve është shkolla “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër.

Për shkak të braktisjes shumë shkolla të ndërtuara rishtas sipas tij janë të braktisura, jashtë funksionit apo do të detyrohen t’i mbyllin.

Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës do të fillojnë mësimin këtë shtator rreth 7500 nxënës të ciklit 9-vjecar dhe të mesmës. Rreth 5% e numrit total të nxnësve përfaqsohet nga të mbërriturit rishtas 2 vitet e fundit nga emigraioni.

Top Channel