Elbasan, ujësjellësi del kundër Bashkisë

06/09/2013 00:00

Ndërmarrja e Ujësjellësit në qytetin e Elbasanit i është
kundërpergjigjur Bashkise lidhur me akuzat e kesaj te fundit per
cilesine e ujit te pijshem.

Ne nje dalje te tij publike disa dite me pare kryetari i bashkise e renditi cilesine e ujit te pijshem si nje nga problemet me urgjente qe duhet te zgjidhen ne qytetin e Elbasanit. Nderkohe drejtori i “ELBER sh.p.k” pasi ka qetesuar qytetaret per cilesine e ujit ka akuzuar bashkine se po perkrah qytetaret per te hapur puse pa leje, cka sipas tij ndikon ne ndotjen e ujit te pijshem.

Ndërkaq Vito Bello, drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellësit u ndal tek investimet që po kryhen në rikonstruksionin e linjave të ujësjellësit dhe instalimin e matësave në disa lagje si “ 5 Maji”, “ Skëndërbej”, “Vullnetari”.

Top Channel