3 shkolla dhe 8 kopështe në kryeqytet nuk do të presin fëmijët për vitin e ri shkollor që nis më 16 shtator.

Specialistja e Kurikulës në Drejtorinë Arsimore Tiranë, Arjola Buzuka tha për Top Neës se arsyeja e mos hapjes së këtyre institucioneve arsimore është riparimet që po bëhen në to, në një pjesë të mirë të nisur një vit më parë.

Sipas saj janë marrë të gjitha masat për zhvillimin e mësimit për nxënësit e 3 shkollave 9-vjeçare dhe fëmijëve të 8 kopshteve.

Top Channel