Shkodër, humbin jetën dy të rinj

05/09/2013 18:30

Dy të rinj humbën jetën në një aksident rrugor të ndodhur në rrethin Shkodrës pasditen e së enjtes, raportuan burimet policore.

Aksidenti tragjik u verifikua në fshatin Shtoj i Ri, ku si rrjedhjojë e shpejtësisë së lartë, një makinë “BMW” me targa italiane doli nga rruga dhe u përplas me një mur rrethues të një shtëpie.

Si rrjedhojë e përplasjes, dy të rinjtë Augen dhe Ervin Ndrecaj, nga Kopliku, gjetën vdekjen e menjëhershme.

Dyshohet se aksidenti u shkaktua si rrjedhojë e tejkalimit të shpejtësisë së lejuar per qarkullimin ne kete rruge.

Top Channel