Menjëherë pas denoncimit në emisionin investigativ “Fiks Fare” të
korrupsionit në Komisionin Disiplinor të Patentave në Policinë Rrugore,
Policia e Shtetit pezulloi nga detyra nënkomisar Agim Kamberin, me
detyrë specialist në këtë komisariat duke e lënë në dorë të grupit të
hetimit, si të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Efektivi Kamberi, qe ishte pikerisht personi që u shfaq në kameran e emisionit investigativ “Fiks Fare” shfaqet duke bere pazare me nje qytetar, ne menyre qe t’i ktheje lejen e drejtimit te automjetit, qe i ishte bllokuar me heret nje postbllok policie, per shkak te shkeljeve te kryera gjate qarkullimit nga qytetari.

Policia e Shtetit njoftoi se ka nisur gjithashtu aplikimin e masave disiplinore ndaj nenkomisar Agim Kamberit, nderkohe qe edhe Prokuroria e Tiranes njoftoi se per kete rast, njesia task force ka nisur hetimet per korrupsion pasiv dhe shperdorim detyre ndaj nenkomisarit Kamberi.

Edhe Sherbimi i Kontrollit te Brendshem mesohet se ka zbarkuar ne policine rrugore te kryeqytetit dhe jane pikerisht keto burime qe shprehen se kanë konstatuar se mënyra se si eshte bllokuar patenta nga postblloku në fjalë rezulton e rregullt dhe se shkeljet janë kryer nga persona të tjerë në komisariatin e Policisë Rrugore.

Top Channel