Gjirokastër, shkatërrohen 1200 rrënjë kanabis

05/09/2013 00:00

Policia e Gjirokastrës njofton se ka shkatërruar 1200 rrënjë bimë kanabis sativa.

Fusha e mbjellë me bimë narkotike u gjet pas informacioneve në rrugë operative ne në pyllin e komunës Krahs në vendin e quajtur Harakop ishin disa parcela të kultivuara me bimë narkotike, si dhe në Lumin e Bëncës, në kodrat e fshatit Memaliaj dhe në Mezhgoran të rrethit Tepelenë.

Te gjitha bimet ishin ne lartesine nga 1.5 deri në 2 metra të larta. Operacioni ka vijuar në shtratin e Lumit Bënç edhe ne një parcelë në kodrat e fshatit Memaliaj dhe një parcele tjetër në Mezhgoran. Policia per kete rast nuk ka asnje te shoqeruar.

Top Channel