Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha konfirmoi të mërkurën se projektet e Bashkise për terminalin multimodal dhe ndërtimin e bulevardit të ri do të fillojnë së shpejti duke bërë me dije se javën e ardhshme do të bëhet tenderimi për ndërtimin e terminalit.

Terminali i ri multimodal i cili do të vendoset në hyrje të bulevardit të ri, sipas Bashës do t’u japë zgjidhje problemeve disavjecare të trafikut dhe vendeve të parkimit.

Ndërkohë kryetari i bashkisë paralajmëroi se qeveria do të bëjë shpronësimin e truallit për ndërtimin e bulevardit të ri. Kontrata për ndërtimin e bulevardit, sipas z.Basha do të lidhet javën e ardhshme kur do të përcaktohet edhe firma fituese për ndërtimin e tij, qe do të financohet nga Fondi i Zhvillimit të Abu Dabit.

“Nesër qeveria do të kalojë aktet e nevojshme për shpronësimin, po kështu gjatë javës do të lidhen kontratat me fituesit pasi të merren miratimet e nevojshme nga organizatat që bëjnë financimin. Javën e ardhshme në nisim procesin e koncesionimit të terminalit. Terminali do të ndërtohet nëpërmjet një formule konçesioni, me fonde private dhe në këtë terminal do të strehohet stacioni i ri i trenit, stacioni i tramit për linjën hyrje e qytetit-bulevardi i ri-Zogu i Parë- Dëshmorët e Kombit-Nënë Tereza, do të strehohen të gjitha autobusët interurbane dhe furgonat e licensuar. Do të ketë një vendqendrim për një numër të caktuar të taksive të qytetit. Do të jetë një terminal ku të gjitha mjetet e transportit publik, dhe automjete private do të kenë vendin e tyre”, tha Basha.

Kryetari i Bashkisë konfirmoi edhe ngërcin politik në të cilin ndodhet Këshilli Bashkiak. Pyetjes se kur do të zhvillohet mbledhja e ardhshme e Këshillit, Basha tha se ajo do të mbahet sapo të kërkohet në mënyrë të ligjshme, duke mbajtur  të njëjtin qendrim si në muajin maj, periudhë në të cilën këshilltarët e majtë nëpërmjet një votimi zgjodhën Aldrin Dalipin në krye të Këshillit, por që nuk u njoh nga kryetari Basha dhe këshilltarët e djathtë, sipas të cilëve mbledhja nuk ishte kërkuar në mënyrë të ligjshme.

Basha i bëri këto komente gjatë përurimit të rrugës “Pandi Stilli” në njësinë nr.8  të kryeqytetit. 

Punimet ne rruge jane paraprire nga ndertimi i rrjetit te ri te kanalizimeve per ujerate zeza dhe ato te ujesjellesit.Pergjate rruges eshte vendosur ndriçimi, ndersa muret rrethuese te shtepive qe jane prishur nga ndertimi jane zevendesuar me kangjella.

Kryetari i Bashkise Lulzim Basha i pranishem ne perurimin e perfundimit te punimeve, se i kosnideroj punimet si shenje te perkushtimit te Bashkise per te sjelle te njejtin standard ne çdo cep te qytetit.Basha tha se neser Qeveria  do te kaloje aktet e nevojshme per shpronesimet dhe se shpejti lidhet kontrata per me firmen fituese per ndertimin e bulevardit te ri.

Top Channel