Kakavijë, sekuestrohet kokainë, heroinë dhe marijuanë

04/09/2013 00:00

Sekuestrohet kokainë, heroinë dhe marijuanë në pikën kufitare të
Kakavijës, ndërsa në pranga ka përfunduar një 45-vjeçar nga Fieri.

Sipas njoftimit të policisë në brendësi të makinës tip Ford me targa AA 228 ER, që drejtohej nga shtetasi Kadri Kapaj, u gjetën 1 kilogram kokainë, 300 gramë heroinë dhe 1 kilogram marijuanë.

Ende nuk dihet destinacioni i saktë i mjetit me lëndë narkotike, ndërsa po punohet për të zbuluar bashkëpunëtorët e mundshëm të 45-vjecarit.

Top Channel