Ende kërkime për gomonen e zhdukur

04/09/2013 00:00

Nuk ka ende asnjë gjurmë për gomonen e zhdukur në det, mbremjen e 2 shtatori, ne kanalin e Otrantos.

Në bordin e saj ndodheshin 27 emigrante, disa media flasin per kurde dhe turke ndersa te tjera per pakistaneze dhe siriane. Roja bregdetare italiane ka zgjeruar rrezen e kërkimit qe shkojnë nga Bari në Santa Maria de Leuka, ne Lece.

Në operacionet e kërkimit-siç raporton Corriere Della Sera- merr pjese nje helikopter i zjarrfikesve dhe mjete detare shqiptare. Alarmi mberriti gjate mbremjes nga shume persona që ndodheshin në bordin e gomones.

Top Channel