Elbasan, tenton të vetëvritet nëna e tre fëmijëve

04/09/2013 00:00

Një 38-vjeçare, nënë e tre fëmijë ka tentuar t’i japë fund jetës
mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit duke u hedhur në ujërat e lumit
Shkumbin.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 10 te se merkures, nena e re me inicialet N.D eshte hedhur nga ura qe ndodhet mbi lumin Shkumbin ne lagjen “Balashe”, ne dalje te Elbasanit, nga nje lartesi rreth 12 metra. Sipas deshmitareve ne vendgjarje, 38-vjeçarja eshte afruar prane ures dhe pa ngurruar eshte hedhur, pa i dhene mundesi kalimtareve te nderhyjne per ta shpetuar.

Fatmiresisht ujerat e lumit i kane shtyre ne breg nenen e 3 femijeve dhe me nderhyrjen e kalimtareve dhe te policise, e cila ka mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes, ajo eshte nxjerre nga uji e gjalle. Me pas eshte derguar ne spitalin e Elbasanit ku edhe po merr ndihmen mjekesore, nderkohe burime nga ky spital bejne me dije se gjendja e saj eshte e rende.

Sipas policise, dyshohet se shkak i tentatives per vetevrasje ka qene depresioni, gjithesesi po hetohet per rrethanat ne te cilat ka ndodhur ngjarja.

Top Channel