Ekonomiku bojkoton mësimin, reagon bashkia

04/09/2013 00:00

“Bojkot pa afat të procesit të provimeve të vjeshtës dhe vitit akademik
mësimor, derisa të zgjidhet kjo çështje. Kam autorizimin dhe
vendosmërinë e këshillit dhe të gjithë stafit, që ne nuk tërhiqemi pa i
dhënë zgjidhje këtij problemi”.

Kështu u shpreh të mërkurën, dekani i Fakultetit Sulo Haderi. Pas një periudhe disajavore protestë kundër ndërtimit të një pallati në oborrin e Fakultetit Ekonomik, Këshilli i këtij Fakulteti ka vendosur bojkot të të gjithë aktiviteteve të Fakultetit, deri në pezullimin e ndërtimit të godinës në oborrin e Fakultetit.

Dekani thote se permes nje korrespondece te gjate, jane njoftuar te gjitha institucionet pergjegjese, por perveç prezences se rralle te ndonje polici bashkiak nuk ka reaguar me veprime konkrete asnje prej tyre, perfshi Bashkine e Tiranes.

Vendimi per bojkot  te aktivitetit arsimor te ketij Fakulteti ka gjetur mbeshtetjen e rektorarit, deklaroi Keshilli i Fakultetit Ekonomik duke shtuar se shqetesimi per ndertimet prane tij, eshte me i gjere sesa vetem ky pallat. I gjithe fakulteti thone ata ka mbetur si nje ishull i izoluar, rrethuar me ndertime shtepish e lokalesh, ne shumicen  e tyre pa asnje leje, duke u ngritur madje edhe ne zonen qe sipas tyre eshte percaktuar per Kampusin Universitar.

Stafi pedagogjik dhe studentet e Ekonomikut, thane se paralelisht me bojkotin do te protestohet çdo dite ne oren 12.00 dhe shprehin besimin se do te gjejne mbeshtetjen edhe te fakulteteve te tjera per t’u solidaruzuar.

Ekonomiku, Bashkia: S’mund të ndërhyjmë

Menjëherë pas këtyre deklaratave ka reaguar Bashkia e Tiranës, e cila përmes një njoftimi për shtyp ka deklaruar se nuk mund të ndërhyjë në këtë rast.

“Duke qenë se vendimi i gjykatës së Tiranës nuk ka marrë formë të prerë dhe nga pala paditëse, Fakulteti Ekonomik, nuk është kërkuar sigurimi i padisë gjatë gjykimit për pezullimin e punimeve, Inspektoriati i Ndërtimeve pranë Bashkisë së Tiranës nuk mund të ndërhyjë”, thotë reagimi.

Top Channel