140 fëmijë të grupmoshave të ndryshme nga parashkollorët  deri te cikli 9-vjecar rrezikojnë të mos fillojnë vitin shkollor si gjithë bashkëmoshtarët e tyre pasi shkolla e cila ndodhet në fshatin Karkanjoz të komunes Rroshnik është drejt rrënimit.

Muret janë të çara dhe godina po shëmbet çka rrezikon edhe jetën e nxënësve. Disa herë kreu i komunes Rroshnik, Adriatik Fiska ka kërkuar ndërtimin e një godine të re për shkollën 9-vjeçare, por deri tani asnjë projekt konkret nuk ka për ndërtimin e godinës së re.

“Viti i ri shkollor, edhe ne si administratë të komunës Rroshnik, na ka gjetur gati për përshtatjen e ambienteve mësimore në të gjitha shkollat e komunës. E vecanta ndodh në shkollën 9-vjecare Karkanjoz. Kjo shkollë para 2-3 vjetësh ka pësuar një çarje të cilën sot shihet që është shumë e rrezikshme për jetën e stafit dhe gjithë nxënësve. Sot komuna është e interesuar që të gjejë ambiente me qira për zhvillimin e mësimit normalisht, gjë e cila na ka vënë në përgjegjësi. Por është i domosdoshëm ndërtimi i një shkole të re”, thotë kreu i komunës, Adriatik Fiska.

Sipas kreut të kësaj komune në kohën që flitet për fëmijët në moshën e internetit, në fshatin Rroshnik mungojnë gjërat me elemantare përsa i përket arsimit bazë.

Top Channel