Mat, banorët protestojnë për mungesën e ujit

03/09/2013 00:00

Dhjetëra banorë të Komunës Baz në Mat kanë protestuar për mungesën e
ujit të pijshëm. Ata janë grumbulluar fillimisht pranë zyrave të komunes
dhe pastaj kanë vendosur të bllokojnë për disa minuta aksin nacional
Milot-Burrel.

Protesta qe ishte paralajmeruar nje jave me pare ishte per te sensibilizuar institucionet per mungesen e ujit.
Banoret hodhen akuza per shperdorim te fondeve qe u dhane per ndertimin e ujesjellesit dhe kerkuan qe strukturat shteterore te nderhyjne per ndeshkimin e personave pergjegjes. “Fshatrat Baz, Karice, Ferre, Rreth e Drita po perjetojne dite te veshtira per shkak te mungeses se ujit. Aktualisht ato e sigurojne ujin ne puse e neper burime natyrore, duke e transportuar ate si ne mesjete.

Me protuestuesit jane bashkuar edhe keshilltaret e komunes. Kryetari i Keshillit Komunal, Alfred Paçuku u shpreh para protestuesve se objekti nuk eshte marre ne dorezim pavaresisht, se afati ka mbaruar para disa muajsh. Protestuesit thane se nese problemi i tyre nuk do te marre zgjidhje ata do te vijojne protestat e do te bllokojne perfundimisht rrugen nacionale.

Top Channel