Durrës, plagoset me thikë shtetasi malazez

03/09/2013 00:00

Një shtetas malazez është plagosur me thikë mëngjesin e të martës në hotelin ku po pushonte në plazhin e Durrësit

Ngjarja ka ndodhur, rreth ores 05.00, ne nje nga motelet e plazhit, prane Ures se Dajlanit. I plagosuri mesohet se po qendronte se bashku me nje shok per te kaluar disa dite pushimesh ne bregdetin shqiptar.

Sipas burimeve te policise lokale, i plagosuri, shtetasi Milan Krikovac, 40 vjeç, ne gjendje te dehur pasi ka konsumuar alkool gjate te gjithe nates, eshte konfliktuar per motive banale me nje tjeter klient ne barin e hotelit. Konflikti verbal ka degjeneruar ne dhune fizike. Pasi e ka qelluar me arme te ftohte, thike, ne bark, autori eshte larguar nga vendi i ngjarjes, ndersa shtetasi malazes eshte derguar ne spitalin rajonal te Durresit dhe pas nderhyrjes mjekesore mesohet se e ka kaluar rrezikun per jeten.

Nderkohe grupi hetimor po punon per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes dhe kapjen e autorit qe nuk eshte identifikuar ende.

Top Channel