Regjistrimi i fëmijëve në kopshte

02/09/2013 00:00

Ka nisur regjistrimi i fëmijëve ne kopshtet e kryeqytetit, por si dite e
pare jane krijuar radhe te gjata per shkak nxitimit te prinderve per te
gjetur vende ne kopesht. Pervec preferencave te prinderve per kopshtin
ku duan te regjistrojne femijen e tyre shqetesim per ta mbetet numri i
madh i vogelusheve ne nje grup qe kete vit duket se do te jete edhe me i
larte se nje vit me pare.

Gjate regjistrimit të fëmijëve janë krijuar pakënaqësi për shkak se shume nga prinderit kerkojne t’i regjistrojnë fëmijët në kopshtet që kane prane vendit ku punojnë, gje e cila nuk eshte lejuar nga Drejtoria Arsimore.

“Eshtë frika e prindërit që po zihen vendet, ndërkohë që kopshtet vazhdojnë bëjnë regjistrime, vende të lira ka, duke patur parasysh sa fëmijë janë larguar për klasë të parë, kështu që cdo gjë është normale, prindërit le të vijnë në cdo moment që ata e kanë të mundur. Prioriteti kryesor është që fëmijët do të regjistrohen në njësinë bashkiake ku janë banues. Normalisht preferencat e prindërve në këto raste nuk janë marrë parasysh”, thotë Jonida Matohiti Spahia, nga Drejtoria Arsimore.

Ne Tirane numerohen 42 kopshte per femije, por 8 prej tyre pikerisht tani ne fillim te viti akadamik kane nsiur te rikonstrukohen çka ben qe femijet qe i frekuentonin ato te transferohen ne kopshte te tjera duke i mbipopulluar ato.

Top Channel