Itali, vritet me armë zjarri një shqiptar

02/09/2013 00:00

Një 40-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Piacenza të
Italisë. Sipas mediave italiane, të cilat kanë raportuar lajmin, viktima
është shtetasi Sadik Hajderasi, 40 vjeç.

Ai është qëlluar me armë zjarri nga dy persona që udhëtonin me një makinë tip ‘Fiat’, ndërsa ndodhej në një lokal në Piacenza nën shoqërinë e një shqiptari tjetër. Mësohet se 40-vjeçari, fillimisht i plagosur, është munduar të largohet, por është qëlluar sërish në kurriz nga atentatorët duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Autorët e krimit janë larguar nga vendngjarja, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes e cila paraprakisht, sipas bluve të shtetit fqinj, mendohet se ka ndodhur për larje hesapesh.

Top Channel