E hënë e përgjakshme në vend, tre të vdekur, një i plagosur

02/09/2013 00:00

Pas ekzekutimit në Fushë-Krujë të një ish-të dënuari, një tjetër vrasje ka tronditur qarkun e Durrësit këtë fillim shtatori.

Nje biznesmen ndertimi i identifikuar si shtetasi Plarent Cani eshte vrare rreth ores 08.30 te mengjesit te se henes ne sektorin “Teuta” te plazhit te Durresit. Viktima ishte pronar i kompanise “Cani Construction” sh.p.k dhe ka qene duke pire kafen e mengjesit ne nje lokal prane objektit qe po nderton kompania e tij.

Nga deshmite e para ne vendin e ngjarjes rezulton se Plarent Cani, rreth 40 vjeç, eshte goditur me pistolete ne koke nga dy persona me kaska qe leviznin me motorr. Autoret i jane afruar viktimes dhe pasi kane qelluar mbi te jane larguar me shpejtesi.

Ne vendngjarje jane gjetur dy gezhoja, ndersa Cani megjithese eshte derguar ne spital nuk ka mundur te mbijetoje. Postoblloqe policore jane ngritur ne hyrje-daljet nga zona e plazhit, ndersa forca te shumta kane nisur kontrollet ne rruget dytesore te kesaj zone te mbipopulluar. Hetimet jane perqendruar ne aktivitetin e viktimes ne fushen e ndertimeve ne bregdet, si dhe konfliktet e mundshme te tij.

Bulqizë, konflikt mes grupeve, vritet 44-vjeçari

Një person u vra dhe një tjeter u plagos mesditën e të hënës në qytetin e Bulqizës. Sipas policise ngjarja ka ndodhur në një servis makinash, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Spitalit’, ne dalje te qytetit.

Sipas te dhenave te para, mesohet se viktima eshte Qerim Marku, 44 vjec, kurse i plagosur ne gjendje te rende Fehmi Smeli. Sipas ketyre burimeve, behet me dije se viktima ishte ndalur tek servisi me makinen e tij ku pak minuta me vone eshte ndalur nje tjeter automjet ku persona te paindentifikuar kane qelluar me arme zjarri dhe jane larguar me shpejtesi, duke plagosur rende 44-vjeçarin Qerim Marku dhe 50-vjeçarin Fehmi Smeli,i cili ndodhej rastesisht tek servisi.

Dy te plagosurit jane derguar ne spitalin e Bulqizes per t’ju dhene ndihma e pare, por 44-vjeçari Marku nuk ka mundur t’u rezistoje plageve. Policia, ka si piste nje konflikt te vjeter, ku dhe viktima ka qene ne nje perplasje me arme mes dy grupeve ne qytetin e Bulqizes.

Vetëvritet 40-vjeçari borxhli

Një 40-vjeçar i indentifikuar me emrin Shkelqim Mullaj, banues në Fermë-Xhafzotaj ka vrarë veten me një armë zjarri pistoletë, në afërsi të pishave në sektorin ‘Rinia’.

Prane trupit eshte gjetur nje leter lamtumire dhe te dhenat e para flasin per vetevrasje pasi viktima ishte zhytur ne borxhe dhe nuk kishte mundesi te paguante nje kredi te madhe bankare qe kishte marre.
 

Top Channel