Burrel-Bulqizë, aksident i rëndë rrugor

31/08/2013 00:00

Një aksident i rëndë rrugor është ka ndodhur në orët e pasdites së shtunë në aksin rrugor që lidhe Burrelin me Bulqizën.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Dushkut, ku dy automjetete janë përplasur me njëra tjetrën. Për pasojë katër persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje kritike për jetën, që është shoqëruar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë me helikopter.

Tre të plagosurit e tjerë janë dërguar në spitalin rajonal, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimi rrugor.

Top Channel