Familjarë të të vrarëve nga regjimi komunist kanë përkujtuar të premten Ditën ndërkombëtare të të zhdukurve, mes të cilëve radhiten edhe të afërm të tyre. Ata fajësojnë politikën dhe qeveritë postkomuniste për harresë dhe mungesë vëmendjeje për të gjetur të vrarët.

“U mbushën 23 vite që s’janë gjetur eshtrat e 4.500 të pushkatuarve pa gjyq nga diktatura dhe sot ata vijojnë të jenë të harruar nga klasa politike. Këta njerëz sfiduan padrejtësinë e terrorit me kurajon e tyre, por kur mbushen 23 vjet nga ndryshimi i sistemit, politika nuk i ka zbardhur këto krime, duke zëvendësuar diktatin e regjimit me harresën”, deklaroi Ndregjoni.

Sipas Ndregjonit, që nga viti 1990 janë gjetur rreth 2.000 të vrare nga regjimi komunist, por kjo vetëm me iniciativë familjare, pasi shteti shqiptar nuk akordoi asnjëherë fonde për gjetjen e të zhdukurve të pushkatuar nga regjimi komunist.

Top Channel