Sarandë, 21-vjeçari vritet nga rrufeja

29/08/2013 00:00

Një i ri ka humbur jetën mbrëmjen e të mërkurës në fshatin Navaricë të Sarandës, pasi është goditur nga rrufeja.

Mikel Mehmeti, 21 vjeç, ka qenë duke kullotur bagëtitë kur është goditur nga një rrufe që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë është parë nga një i afërm i 21 vjeçarit i cili ka lajmëruar menjëherë bashkëfshatarët e tij, por ndihma ka qenë e kotë pasi i riu kishte ndërruar jetë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti tragjik.

Top Channel