Vritet një person, shkak një gërvishtje makine

28/08/2013 00:00

Një 60-vjeçar gjeti vdekjen pasi u godit me grushta pas një konflikti të çastit në afërsite fushës së “Ali Demit” në Tiranë.

Policia e Tiranes deklaroi se e arrestoi nje ore pas ngjarjes Artenc Shehun 30 vjeç nga Korça. Ngjarja ndodhi rreth ores 11:00 te paradites se te merkures, kur pas nje grindje te çastit per shkak të një gervishtjeje të një automjeti, autori i dyshuari i ngjarjes Artenc Shehu e ka goditur 60-vjeçarin me grusht duke e lene pa ndjenja ne toke.

Sipas hetimeve paraprake dyshihet se viktima kishte probleme me zemren dhe ka humbur jeten gjate rruges per ne spital.
 
Ekspertet per krimet kunder lirise dhe personit, ne bashkëpunim edhe me Prokurorine ngriten akuzen e vrasjes me dashje ne baze edhe te hetimeve te para.

Top Channel