Aksident rrugor, humb jetën 60-vjeçari

28/08/2013 19:15

Një shtetas humbi jetën pasditen e së mërkurës, pasi humbi kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte, në aksin rrugor Elbasan-Gramsh.

Policia e Shtetit konfirmoi se në këtë fatkeqësi mbeti i vdekur në vendngjarje 60-vjeçari Sabri Zogu.

Viktima ishte duke udhëtuar i vetëm në momentin kur për arsye të papërcaktuara ende qartë, doli nga rruga, duke përfunduar në humnerë.

Top Channel