Vlorë, vetëvaret 32-vjeçari

27/08/2013 00:00

Një person rreth 32 vjeç është gjetur mëngjesin e së martës i vetvarur në Pyllin e Sodës në qytetin e Vlorës.

Personi është i seksit mashkull dhe mendohet se është me moshë 32 vjec. Ai ka një gjatësi prej 1.70 metër dhe mban veshur një kanatjere ngjyrë blu.

Pas dhënies së sinjalit nga persona kalimtarë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës,menjëherë në vendgjarje kanë mbrritur uniformat blu që kanë kryer verifikimet e para.

Nga të dhënat paraprake mendohet se personi është vetvarur në orët e para të mëngjesit ,në një pozicion me fytyrë nga deti.

Gjate kontrollit të ushtruar mbi trupin e pajetë nuk është gjetur asnjë mjet identifikimi, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet të cilat çuan në vendimin ekstrem të të riut.

Top Channel