Protestë e romëve, kërkojnë strehim

27/08/2013 00:00

Aktivistë të rinj romë dhe egjiptianë kanë protestuar para bashkise se
Tiranes duke kerkuar marrjen e masave të menjëhershme për strehimin e 37
familjeve rome, të cilët u dëbuan nga vendbanimet e tyre.

Qe prej dates 7 gusht familjet rome te debuara nga vendbanimet qendrojne ne streheza te improvizuara ne trotuar, ne kushte te veshtira. Institucioni pergjegjes per strehimin e tyre,Bashkia e Tiranes, nuk ka dhene ende asnje zgjidhje per ta.

Te rinjte e komunitetit rom i kerkojne opinionit publik te ndergjegjesohen dhe te mbeshtesin komunitetin rom  dhe egjiptian ne respektimin e te drejtave te tyre. Ata theksojne se institucionet shtetore nuk po marrin ne konsiderate kerkesat e tyre,duke i lene te enden rrugeve ne mëshirë të fatit.

Top Channel