Bie aksidentalisht nga kati i tretë, vdes 79-vjeçarja

27/08/2013 00:00

Një e moshuar ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të tretë të pallatit ku banonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e të hënës në zonën e “Ali Demit”, ku 79-vjeçarja Pranvera Kacollja, është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni, ndërsa ishte duke pastruar. E moshuara është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak, ku ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë, policia e mbërritur në vendngjarje po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel