Ksamil, i riu kosovar pëson infarkt sapo futet në det

26/08/2013 00:00

Një pushues nga Kosova ka humbur jetën sapo ka rënë në kontakt me ujin e
detit Jon. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e te dielës në Ksamil.

Sipas të dhënave të para, viktima i moshës 28-29 vjeç ka pësuar infarkt sapo është futur në ujë.

Trupi i pajetë i tij është dërguar në morgun e spitalit të Sarandës, ndërsa pritet t’i nënshtrohet autopsisë.  Policia  po punon për identifikimin e të riut.

Top Channel