Korçë, vritet në aksident 25-vjeçari

26/08/2013 19:40

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mesditen e së hënës përgjatë aksit rrugor Korçë-Kapshticë.

Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur kryqëzimi i Plasës, teksa mjeti me targa AA 053 CA, duke dale nga një rrugë dytësore, i ka prerë rrugën një betoniereje e cila po udhetonte në aksion nacional.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, i cili sipas të dhenave është identifikuar si Erin Çela, 25-vjeç.

Për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikëses.

Top Channel