Laç, 22-vjeçari vetëhelmohet me fotoksinë

23/08/2013 00:00

Një 22-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë për shkaqe ende të paqarta për policinë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Golem të Laçit, ku 22-vjeçari Roland Shytaj, i ka dhënë fund jetës duke konsumuar një sasi të lëndës helmuese.

I riu ka ndërruar jetë, megjithë përpjekjet e të afërmve për t’i dhënë ndihmën e parë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve që kanë shtyrë 22-vjeçarin ti japë fund jetës duke u vetëhelmuar.

Top Channel