Viti shkollor 2013-2014

22/08/2013 00:00

Viti i ri shkollor për shkollat e mesme dhe ato nëntëvjeçare do të nisë
në 16 shtator. Janë rreth 600 mijë nxënës që do të përfshihen në këtë
sistem për vitin e ri akademik 2013 -2014.

Tekstet shkollore per sistemin parauniveristar do te nisin te shperndahen ne daten 2 shtator ne ambientet e shkollave, por dhe ne librarite prane tyre. Sipas Keshilltarit te ministrit per Arsimin nuk do te kete mungesa tekstesh dhe ne rast vonese do te kete zevendesim te tekstit dhe ndeshkim te shtepise botuese.

“Shitja e teksteve shkollore fillon jo më vonë se data 2 shtator. Tekstet mund të shiten ose në shkolla ose në libraritë pranë shkollave. Ne i kemi të gjitha tekstet, të cilat janë pasqyruar edhe në katalogun e teksteve të vitit shkollor 2013-2014. Në rast se do të ketë ndonjë mungesë teksti kjo mund të vijë vetëm për cështje teknike, ndaj të cilave sipas kontratave që kemi nënshkruar me botuesit, ata mbajnë përgjegjësi dhe ndaj tyre do të ketë penalitete. Në rast se ata do ta vonojnë tekstin, atëherë ky tekst do të zëvendësohet me një tekst tjetër”, thotë Jovan Kristiqi, këshilltar në Ministrinë e Arsimit.
 
Prinderit me pare se te drejtohen per te blere paketën me libra te femijeve te tyre duhet te kene marre listen me tekstet qe do te perdoren ne shkollen, ku meson femija. Si fillim, librat blihen me para ne dore per te vijuar me pas kompensimi ne nje periudhe te mevonshme.

“Duke qenë sistemi alternativ i teksteve ata detyrimisht duhet të kenë tekstet që do të punojë fëmija vetë për këtë vit shkollor. Këto lloj tekstesh ku paraqitet botuesi, njëkohësisht edhe çmimi i tekstit janë dhënë nga shkollat në fund të muajit qershor. Por edhe në rast se nuk e kanë listën ato fare mirë mund ta marrin pranë shkollës, të cilat i kanë të afishuar në një vend të dukshëm të shkollës. Prindërit i blejnë librat me paratë e tyre dhe kompensimi nis nga muaji nëntor deri në muajin mars”, shpjegon Kristiqi.

Vetem nxenesit rome dhe ata te minoritetit grek apo maqedonas i marrin tekstet shkollore pa asnje pagese.

Top Channel