Lirimi i hapësirave publike

21/08/2013 00:00

Policia Bashkiake ka liruar hapësirat publike në rrugën e Kavajës, nga
qendra deri tek pallati me shigjeta,  duke larguar çdo vazo lulesh apo
tavolina lokalesh të vendosura në trotuar.

Subjektet ishin njoftuar nje nate me pare, por askush prej tyre nuk i kishte larguar vete objektet.

“24 orë përpara çdo subjekti i është lënë edhe akti i konstatimit për zaptim të hapësirave publike, këto subjekte nuk kanë denjuar që të zbatojnë urdhërat e Policisë Bashkiake për këto lirim të hapësirave publike, kështu që Policia Bashkiake ka marrë përsipër të vendosë gjoba mbi të gjithë këto subjekte që janë në kundërshtim me ligjin në pjesën ku qytetarët e Tiranës kanë të drejtë të ecin lirshëm”, tha Vullnet Topalli, drejtor i Policisë Bashkiake.

Ndonese eshte deklaruar disa here se e njejta gje do te ndodhe edhe me subjektet ne zonen e ish-Bllokut te cilet kane uzurpuar trotuaret Topalli tha se edhe ne kete zone se shpejti do te lirohen hapesirat publike .

“Edhe në zonën e Bllokut janë pastruar disa nga rrugicat, por puna e Policisë Bashkiake do të vijojë dhe absolutisht të gjitha trotuaret e rrugëve të Tiranës do të jenë të lira. Do të presim zinxhirat e parkingjeve që janë zaptuar privatisht”, tha Topalli.

Sipas Topallit çdo subjekt qe ze hapesiren publike ndeshkohet me gjobe qe shkon deri ne masen 500 mije leke.

Top Channel