Kavajë, vetëvritet 70-vjeçari

21/08/2013 00:00

Një ngjarje e rëndë, që krijoi panik mes qytetarëve, është shënuar
paraditen e sotme në Kavajë. Një 70 vjeçar nuk ka pranuar që përmbarimi
t’i sekuestrojë shtëpinë për shkak të kredisë së pashlyer, por ka
qëlluar me armë zjarri kallashnikov në drejtim përmbaruesve, të cilët
kishin ardhur për të ekzekutuar urdhrin e gjykatës, duke vënë në rrezik
jetën e tyre.

Enver Shabjani, 70 vjeç, në gjendje të dëshpëruar dhe duke mos pasur asnjë alternativë tjetër, më pas i ka vënë flakën shtëpisë së tij dhe i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë.

Forca të shumta policie dhe një zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve që rrezikojnë edhe banesat pranë. Ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel