Atentat në Vlorë, ekzekutohet 40-vjeçari

21/08/2013 00:00

Një 40-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së të martës në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Albano”, ku është shtetasi Agron Çela është qëlluar për vdekje me armë zjarri, ndërsa ndodhej shumë pranë banesës së tij, nga persona ende të paidentifikuar.

Policia ka nisur hetimet  për zbardhjen e plotë të vrasjes dhe identifikimin e autorëve.

Top Channel