Tiranë, aksidentohet për vdekje e moshuara

20/08/2013 00:00

Një kalimtare humbi jetën mesditën e të martës në kryeqytet, pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja e rëndë ndodhi tek zona e ‘Zogut të Zi’, ku një autobus me targa greke BOH 7161, i linjës Tiranë-Athinë ka përplasur për vdekje shtetasen Salushe Pëllumbi, 78 vjeçe.

E moshuara ishte duke kaluar rrugën kur është përplasur nga autobusi, që në këtë kohë ishte i mbushur me pasagjerë. 78 vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra, ndërkohë që policia ka shoqëruar drejtuesin e autobusit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur aksidentin.

Top Channel