Shkoi për të vjedhur, 35-vjeçari vritet nga roja

19/08/2013 00:00

Një 35-vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të
sotëm. Ngjarja ndodhi në fshatin Arbanë në kryeqytet, rreth orës 03:00
të mëngjesit, ku shtetasi Astrit Marku, 35 vjeç është qëlluar për vdekje
me armë.

Sipas policisë së kryeqytetit mësohet se Marku i ndihmuar dhe nga një bashkëpunëtor i dytë, i identifikuar si Andi Allamani kishin shkuar për të vjedhur në një objekt privat, por është parë nga roja i cili ka qëlluar me armë në drejtim të tyre.

Për pasojë Marku ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa bashkëpunëtori i tij dhe roja i objektit janë shoqëruar nga policia që ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

Top Channel