Lokal pa leje edhe në spitale

17/08/2013 00:00

Sindromi i zënies së hapësirave publike dhe ndertimi pa leje pervec individeve ka zene edhe spitalet.
Pas
pushtimi të mjediseve publike në QSUT edhe në Sanatoriumin e Tiranës
brenda siperfaqes së rrethuar ështe duke u ndertuar nje lokal i cili nuk
disponon leje ndertimi.

Drejtori i Sanatoriumit Epaminonda Fype thotë se ky lokal është i nevojshëm për mjekët ndaj ka lejuar ndërtimin e tij duke kontraktuar me administratorin për një periudhë 5-vjeçare  si nje mundesi per ta shfrytezuar mjeket per ndonje pushim te shkurter.Me kete argument drejtori Fype ka parashtruar nje kerkese prane Ministrise se Shendetesise, ne kohen kur ky dikaster drejtohej nga Vangjel Tavo, ku kërkon që një hapësire prej 120 metër katrorë në katin përdhesë të Sanatoriumit të shndërrohet ne bar kafe, e cila do te jepet me qira per 5 vjet. Kjo kerkese eshte firmosur nga zoti Tavo  ne prill te vitit 2013.

Por ndonese e konsideron te nevojshem kete lokal, drejtori Fype nuk i eshte drejtuar Bashkise së Tiranës për leje ndërtimi duke menduar se spitali “Shefqet Ndroqi” eshte nje institucion qe varet prej tij dhe eshte mjaftuar vetëm me miratimin e ministrit të Shëndetësisë. Nderkohe qe per kete bar-kafe eshte bere shtese ambienti dhe nuk po shfrytezohen ambiente ekzistuese.

Shtimi i lokalave ne territorin e QSUT-së ka sherbyer si nje shembull i keq edhe per Sanatoriumin, i cili deri me tani nuk kishte nje lokal brenda territorit te tij, por shfrytezoheshin ata pertej rrethimit.

Top Channel