Më 9 shtator mblidhet Kuvendi i ri

07/08/2013 00:00

Një ditë pas zyrtarizmit të rezultatit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Presidenti i republikes Bujar Nishani ka dekretuar dhe datën e mbledhjes së Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.

Dita e hënë më datë 9 gusht në orën 18:00 do të shënojë nisjen e legjislaturës së 19-të të Kuvendit të Shqipërisë.

Në fakt, duket se stafi i Presidentit nuk është përditësuar me një vendim të marrë disa muaj më parë nga Parlamenti, i cili vendosi me konsensus ndryshimin e numërtimit të legjislaturave.

Nëse dekreti i Presidentit do ta reflektonte këtë ndryshim ligjor, atëherë të hënën e 9 shtatorit nuk mblidhet legjislatura e 19-të, por legjislatura e 8-të e Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërkohë Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi përmes një mesazhi në rrjetin social Tëitter ka përshëndetur përfundimin e procesit zgjedhor dhe ka shprehur gatishmërinë për të punuar me parlamentin dhe qeverinë e re.

Top Channel